Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë finalizuar tashmë marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
Burime nga partitë e koalicionit zbuluan për INA-n se nuk do të ketë një kryeministër shqiptar, por partia e Ali Ahmetit do të marrë veç të tjerash Ministrinë e Financave e do të ketë sërish zëvendëskryeministrin për integrime evropiane. Ministritë e tjera në lojë për të dhe lëvizjen Besa janw ajo e mbrojtjes, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, e Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim u angazhuan në bisedime te ethshme për formimin e koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të 15 korrikut.
Ditët e fundit, negociatat mes tyre u zhvilluan në nivelin e Sekretarëve të Përgjithshëm, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi, teksa në një pjesë të medias janë përhapur zëra se dy partitë kanë rënë dakord për një model 3+1 të drejtimit të qeverisë, përkatësisht tre vitet e para kryeministri të ishte i Social-demokratëve ndërsa vitin e fundit posti i kreut të qeverisë t’i lihet integristëve, me kusht nëse pushteti do të zgjaste katër vjet. Por, këto zëra i kanë hedhur poshtë si të pavërteta eksponentë të Lidhjes Social Demokrate.
Vetë LSDM-ja me 4 deputetët e Lëvizjes Besa ka 46 vende në parlament dhe me 15 deputetët e BDI-së bëjnë shumicën e nevojshme prej 61 votash për ta miratuar kabinetin qeveritar. Në koalicion pritet të jetë edhe Partia Demokratike Shqiptare me një ligjvënës në parlamentin prej 120 vendesh.
Por një koalicion i tillë megjithatë nuk konsiderohet i qëndrueshëm dhe qeveria e re, sipas disa analistëve, do të përpiqet të afrojë deputet të opozitës si maqedonase edhe shqiptare.
Top Channel