
Një vajzë e re nga SHBA, nënë e dy fëmijëve, u gjet e vdekur dhe me trup të përdhosur disa ditë pasi kishte shkuar të takonte të dashurin në Meksikë.
23 vjeçarja Lizbeth Flores u shpall e humbur nga e ëma Maria Rubio e cila për herë të fundit kishte kontaktuar me të në 9.
Atë ditë ajo kishte shkuar në qytetin kufitar meksikan të Matamoros dhe më vonë pritej të rikthehej në shtëpinë e saj në Brownsville, Texas.
Por trupi i 23-vjeçares u zbulua më 11 gusht me shenja torture, dhe me dhëmbët e shkulur me forcë mes të tjerave.
Në skenë kishte gjithashtu shenja se ishte goditur me gurë.
Zonja Rubio thotë se është e tmerruar nga ideja se çfarë mund të ketë kaluar bija e saj dhe tashmë shpreson të rikthejë në vend trupin.
Në një intervistë me mediat lokale Maria tha: “Të humbasësh një fëmijë është si të të shkulin zemrën. Jam shumë e trishtuar për atë që i kanë bërë time bije. Ajo që vajza ime ka kaluar në atë kohë, është dhimbja ime”.
Tashmë nëna kërkon ndihmë nga zyrtarët amerikanë dhe meksikanë për të riatdhesuar trupin e bijës së saj.
Autoritetet në Meksikë ende nuk kanë bërë asnjë arrestim për vrasjen.
Flores kishte mbaruar shkollën e mesme Los Fresnos dhe lë pas dy fëmijë.
Top Channel