Rregullat e udhëtimit për shqiptarët/ Greqia, Italia dhe gjermania kërkojnë analizën e koronavirusit

17/08/2020 19:51

Disa vende të Europës ndryshojnë rregullat e hyrjes për qytetarët shqiptarë.

Të gjithë ata që udhëtojnë drejt Greqisë  duhet të paraqesin certifikatën e testit për Covid19 i  bërë 72 orë përpara udhëtimin, ku të jetë shënuar numri pasaportës dhe i përkthyer në gjuhën angleze. Formulari duhet të përmbajë rezultatin negativ, numër pasaporte dhe emër mbiemër.

Shqiptarët që mbërrin në Itali në aeroporte do të përballen me ekipet mjekësore që kryejnë falas tamponin për Covid19.

Përgjigja e tamponit do të dërgohet pas 48 orësh. Gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të kryejnë karantinimin/izolimin në banesën e tyre në pritje të rezultatit.

Sipas udhëzimeve të MPJ gjermane dhe MB pas hyrjes në Gjermani pas qëndrimit në një zonë rreziku ku përshihet edhe Shqipëria udhëtarët duhet të:

-vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani;

-izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm;

-me email ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit / akomodimit në landin përkatës.

Ndërsa në Mal të Zi shtetasit shqiptarë mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA