3 eliminime në 3 edicionet e fundit në Ligën e Kampionëve për Barcelonën kanë qenë të tmerrshme.
Më poshtë do të gjeni pesë humbjet më “të turpshme” të Barcelonës në këtë garë
1994: fitorja 4-0 e Milanit që i dha fund “Ekipit të ëndrrave”
Dy vjet pasi Barça e fitoi për herë të parë Ligën e Kampionëve, u rikthyen në finale. Në Athinë, ata u takuan me Milanin dhe skuadra kuqezinjtë i dha fund epokës së “Ekipit të ëndrrave” të drejtuar nga Cruyff duke humbur 4-0.
2013: Humbja me rezultat të përgjithshëm 7-0 ndaj Bayernit
Bayern i shënoi tetë herë Barcelonës në Lisbonë, por më parë i kishte shënuar shtatë herë, por me ndeshje kthimi.
Ishte sezonin 12/13, viti i parë pa Guardiolan, në gjysmëfinale. 4-0 në “Allianz Arena” dhe 3-0 në “Cap Nou”.
2018: Ndeshja kthyese ndaj Romës, humbje 3-0 në Olimpico
Në prill të vitit 2018, Barcelona kishte një epërsi të rehatshme 4-1 në çerekfinale ndaj Romës.
Gjithçka dukej e zgjidhur, por në ndeshjen e dytë në “Olímpico”, Barça përfundoi i mundur 3-0 nga Roma.
2019: 4-0 në Anfield kundër Liverpoolit në gjysmëfinale
Në edicionin 2019, Blaugrana u tronditën edhe një herë. Rivali ishte Liverpool, në gjysmëfinale. Edhe pse kishin fituar 3-0 ndeshjen e parë, në ndeshjen kthyese humbën 4-0.
2020: 8-2 kundër Bayernit në Lisbonë
Të premten nuk kishte ndeshje kthyese, që ishin kthyer në makth për Barcelonën, sepse luhej vetëm me një ndeshje për shkak të pandemisë Coronavirus.
Lojtarët e Quique Setién patën një mbrëmje katastrofike në stadiumin “Da Luz”, ku pësuan tetë gola nga Bayern. /Telegrafi/
Top Channel