‘Yale’ nën hetim/ Diskriminon të bardhët e aziatikët

14/08/2020 12:08

Një hetim nga Departamenti i Drejtësisë ka dalë në përfundimin se Universiteti Yale po diskriminon aplikantët aziatiko-amerikanë dhe ata të bardhë, në kundërshtim me ligjin federal të të drejtave civile.

Universiteti i Yale mohoi akuzën, duke e cilësuar atë “të pamerituar” dhe “të nxituar”. Përfundimet e detajuara në një letër drejtuar avokatëve të universitetit të enjten shënojnë veprimin e fundit nga administrata e Presidentit Trump në kuadër të përpjekjeve që synojnë çrrënjosjen e diskriminimit në procesin e aplikimit në kolegje, pas ankesave nga studentët lidhur me procesin e aplikimit në disa universitete të njohura.

Departamenti i Drejtësisë më herët pati depozituar dokumente në gjykatë në mbështetje të një grupi aziatiko-amerikanësh, të cilët patën ngritur akuza të ngjashme kundër Universitetit Harvard. Hetimi dy-vjeçar arriti në përfundimin se Universiteti Yale hedh poshtë një numër aplikantësh aziatiko-amerikanë dhe të bardhë çdo vit në bazë të racës së tyre, të cilët përndryshe do të pranoheshin. Hetimi u hap si rezultat i një ankese të vitit 2016 ndaj universiteteve Yale, Brown dhe Dartmouth.

Prokurorët zbuluan se Yale ka bërë diskriminim ndaj aplikantëve të programit universitar bazuar në racën dhe origjinën e tyre kombëtare dhe se “raca është faktor përcaktues në qindra vendime për pranimet çdo vit”.

Hetimi doli në përfundimin se studentët aziatiko-amerikanë dhe të bardhë kanë “vetëm një të dhjetën deri një të katërtën e shansit për pranim përballë aplikantëve afro-amerikanë që kanë kredenciale të krahasueshme akademike.

Gjykata e Lartë  në SHBA ka vendosur që kolegjet dhe universitetet mund të konsiderojnë racën në pranimin e studentëve, por ka thënë se kjo duhet bërë në mënyrë të ngushtë në objektiv dhe të rrallë për të nxitur diversitetin dhe se duhet të jetë e kufizuar në kohë. Shkollat po ashtu mbajnë barrën për të sqaruar se pse zgjedhja e tyre racore është e përshtatshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA