E bëjnë publike në videoklipin e “Wild”, John Legend dhe Chrissy Teigen në pritje të fëmijës së tretë

14/08/2020 20:48

John Legend dhe Chrissy Teigen kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Çifti i famshëm e ka bërë të ditur lajmin përmes videoklipit të këngës së re të 41 vjeçarit, “Wild”.
Në klipin e realizuar në një plazh të Meksikos, ku shfaqen edhe fëmijët e tyre Luna dhe Miles, Teigen ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur.

John dhe Chrissy vendosën ta lajmëronin shtatzëninë e modeles 34 vjeçare përmes një videoje muzikore pasi edhe ata vetë u takuan për herë të parë në xhirimet e këngës së Legend “Stereo” në vitin 2006.

Në premierën e Youtube, ata thane se janë tepër të lumtur që rikrijuan historinë e dashurisë dhe dokumentuan rritjen e familjes së tyre.

Të dy videoklipet, “Stereo” dhe “Wild” janë realizuar nga miku i tyre Nabil Elderkin, regjizori i cili i prezantoi me njëri-tjetrin14 vite më parë .

FOTO GALERI
2/13

Top Channel