Shokuese/ Gjysmë lakuriq dhe me sharrë elektrike në duar, burrat kërcënojnë pushuesit (FOTO)

13/08/2020 18:42

Dy burra gjysmë të zhveshur, të gjakosur e me tatuazhe në trup, kanë kërcënuar me sharrë elektrike pushuesit e një plazhi në Toronto të Kanadasë.

Sipas raportimeve, burrat ishin përfshirë më herët një zënkë me disa persona të tjerë dhe më pas ato janë rikthyer me sharrë elektrike për t’u hakmarrë. Por kur kanë parë burrat, pushuesit kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila mbërriti në kohë rekord në vendngjarje e bënë të mundur arrestimin e tyre. Në lidhje me incidentin në fjalë ka reaguar dhe policia lokale.

“Ne duam që pushuesit tanë të ndihen të sigurt dhe aspak të kërcënuar. Sapo morëm telefonatën shkuam menjëherë në vendngjarje për të arrestuar burrat. Dëshmitarët na thanë se të arrestuarit ishin përfshirë në një zënkë dhe 20 minuta më vonë ishin rikthyer me sharrë elektrike. Ne tani jemi duke i marrë në pyetje ato dhe më pas do të japim sqarime më të hollësishme”, tha një zëdhënës i policisë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel