Askush nuk e njohu, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj si balerinë në videoklipin e ri të këngëtares së njohur 08/04 19:06
Manjati i teknologjisë John McAfee, është arrestuar nga policia norvegjeze pasi në vend të maskës anti-Covid kishte vendosur mbathje femrash.
Lajmin e arrestimit, e ka njoftuar vetë McAfee me anë të një postimi në “Twitter”. Manjati pretendon se maska që ai mbante veshur ka të njëjtën efikasitet me maskat e certifikuara, për këtë arsye mendon se arrestimi i tij është i gabuar.
Me të njëjtën vijë logjike ka vijuar edhe bashkëshortja e 74-vjeçarit, e cila gjithashtu është arrestuar. Ajo e ka quajtur këtë vendim si absurd.
“Insistoj se kjo është maska më e sigurta e mundshme dhe refuzoj të mbroj me gjë tjetër shëndetin tim”, u shpreh 74-vjeçari.
Top Channel