Miliarderja Kylie Jenner festoi këtë të hënë ditëlindjen e saj të 23-të.

Pasi i shprehu mirënjohjen dhe falenderimin fansave për mbeshtetjen, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” zbuloi edhe dhuratën më të bukur që mori në ditën e saj të veçantë.

Kylie publikoi një foto me vajzën e saj Stormi, ku kjo e fundit shfaqet duke fryrë qirinjtë e tortës së mamasë, ndërkohë që Jenner e përqafon.

“Dhurata më e bukur nga të gjitha,” shkruan në postim 23 vjeçarja.

Në mesin e dhuratave më të veçanta që Kylie mori, ishte një top gjigant me lule dielli në vilën e saj luksoze në Kaliforni, së bashku me disa shkronja të mëdha ngjyrë pink buzë pishinës ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen Kylie!”.

Ndryshe nga herët e tjera, Jenner nuk ndau shumë foto apo video në Instagram nga festimet me familjen e saj.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel