Bashkëpunimi me Jay Santos, Luana Vjollca i zbulon “të gjitha”!

11/08/2020 18:01

Një muaj më parë, Luana Vjollca dhe Jay Santos paralajmëruan se do të sjellin një projekt sëbashku.

Ka qenë vetë këngëtari nga Kolumbia ai që e ftoi yllin e ekranit shqiptar të bashkëpunonte me të për këngën latine, e cila do përmbajë edhe strofa në gjuhën shqipe.

Që pasi u bë publik lajmi për projektin e artistëve, fansat e Luana Vjollcës kanë pritur me padurim klipin e ri.

Këtë të martë, bukuroshja bjonde ka zbuluar përmes një postimi në Instagram, titullin e këngës dhe datën e publikimit.

“Locos” është titulli i këngës së re, videoklipi i të cilës pritet të dalë të premten, më 14 gusht.

“Kush është gati? Ruajeni datën!” shkruan në rrjetin social Luana.

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë muzikor ndërkombëtar për Luana Vjollcën, pasi një vit më parë ajo realizoi këngën me klip “Yalla Habibi” me australianin Faydee.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel