FOTO/ Kur shoku të bën “gjëmën”! Shkopi i golfit i thyen dy dhëmbët e parme aktorit të njohur

10/08/2020 19:51

Këngëtari Jason Derulo, i ka bërë “gjëmën” mikut të tij, aktorit të njohur Will Smith, teksa i theu dy dhëmbët e parme me një top golfi.

Në pamjet e bëra virale shikohet Will duke i shpjeguar Jason lojën e golfit dhe teksa ai afrohet pranë tij për ta ndihmuar të gjuaj topin, këngëtari nuk e sheh dhe e godet fuqishëm me shkop. Si pasojë aktori shtrihet përdhe dhe tregon në drejtim të kamerës dy dhëmbët e parme që i ishin thyer.

Më pas dyshja ka postuar dhe një foto duke buzëqeshur, ku shihet qartazi dëmi që Jason i ka shkaktuar Will. Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale janë shprehur skeptik përsa i përket vërtetësisë të videos, ata janë të mendimit se e gjitha është bërë në kuadrin e një shakaje.

 

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel