Viroza dhe grip me temperaturë! Mjekët po përballen me një numër shumë të madh të të infektuarve
20/01 15:29
Mungesa e ujit të pijshëm, kanalizimet dhe ndriçimi kanë bërë që banorët e fshatit Barç të protestojnë duke kërkuar zgjidhjen e problematikave të tyre.
Të paktën 2000 banorë që jetojnë në këtë fshat vetëm pak metra larg Korçës prej vitesh përballen me këtë situatë të vështirë ndërsa këtë verë mungesa e ujit të pijshëm është rënduar edhe më tepër.
Edhe pse ata paguajnë faturat për ujin e pijshëm ky është një shërbim që nuk e përfitojnë. Sipas tyre investimet mungojnë ndërsa kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
E vetmja mundësi për këta banorë mbeten çezmat e fshatit dhe një orë ujë në ditë furnizim çka i vendos në një situatë të vështirë gjatë gjithë verës.
Top Channel