Modelja Ashley Graham, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpesh ndan me fansat foto nga përditshmëria e saj.

32-vjeçarja para disa muajsh lindi një djalë dhe “Instagramin” e saj pas lindjes, e ktheu në një “auditor online’ duke dhënë këshilla për nënat e reja.

Por me foton e fundit që ka postuar në këtë rrjet, modelja e bëshme i ka lënë pa fjalë të gjithë. Ajo është shfaqur tërësisht nudo dhe përbri saj ka dhe të birin, të cilit gjithashtu nuk i ka veshur rroba. Ajo e ka pozuar këtë format fotoje për një revistë të njohur, bëjnë me dije mediat e huaja.

Poza në fjalë ka marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente, ku duket se fansat janë dashuruar pas saj, pasi jep një mesazh shumë të fortë për femrat që bëhen nëna, që ta duan trupin e tyre pavarësisht “defekteve” që mund të ketë

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA