Qeni është një kafshë shumë besnike dhe si e tillë i gjendet gjithmonë në ndihmë pronarëve sa herë që ata kanë nevojë. Një qen në Britaninë e Madhe ka arritur që të mbrojë shtëpinë e pronarëve nga një grabitje e mundshme.
Në pamjet e bëra virale dhe të siguruara nga kamerat e sigurisë, shikohen katër persona me kapuç në kokë, të cilët po tentonin me çfarë të mundeshin që të shpërthenin derën e një shtëpie.
Por në këtë moment, qeni i quajtur Macey, iu sul dhe e mbrojti me forcë shtëpinë. Rrëmbyesit nuk e kishin parashikuar praninë e kafshës dhe të frikësuar shihen teksa largohen me shpejtësi nga vendngjarja.
Pronari i shtëpisë dhe i qenit, Paul Davis tha: “Macey është heroi ynë. Unë i druhesha gjithmonë një grabitje, prandaj kisha instaluar në shtëpi dhe kamerat e sigurisë, por që do të mbroheshim nga Macey, nuk më kishte shkuar në mendje. E falenderuam kafshën tonë, i blemë tortën e tij të preferuar”.
Top Channel