Pasagjerët e një aeroplani të linjës Amsterdam-Ibizia, janë bërë dëshmitarë të një incidenti aspak të hijshëm. Kjo pasi dy nga pasagjerët, nuk pranonin që të vendosin maskë për fytyrën dhe për këtë shkak janë konfliktuar ashpër me udhëtarët e tjerë.
Burrat e përfshirë në konflikt, raportohet se ishin turistë britanikë dhe nuk e ndaluan zënkën edhe pse aty pranë kishte fëmijë. Ata janë neutralizuar nga pasagjerët dhe personeli i aeroplanit e pas mbërritjes në Ibizia janë arrestuar nga policia spanjolle.
“Dy pasagjerë nuk pranuan që të vendosnin maskat mbrojtëse. Më pas ata u përfshinë në një konflikt fizik dhe shqetësuan së tepërmi udhëtarët e tjerë. Piloti informoi autoritetet lokale dhe pas mbërritjes ata kanë mundur që t’i arrestojnë ata”, tha një zëdhënës i policisë.
“Stoppen nu, er zijn kinderen hiero!”Knokpartij op @klm vlucht naar Ibiza. Dronken passagier weigert mondkapje te dragen ✈️
Panic and violent brawl! Unruly passenger on board KLM flight,he refused to wear face mask ?#incident #klm #avgeek #aviation #planespotting @KLM_press pic.twitter.com/RPM0g1Kqh9
— The Mic High Club Luchtvaart Podcast (@MicHighClub) August 2, 2020
Top Channel