Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e sotme në Tiranë, ku një person me problem të shëndetit mendor ka thyer xhamat e Prokurorisë së Shkallës së parë Tiranë dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni.
Policia njofton se ka vënë nën pranga shtetasin K.SH.,39 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel