Milani fiton matematikisht vendin e gjashtë në Serinë A. Kuqezinjtë shkatërruan 1-4 Sampdorian në Gjenovë në javën e parafundit të kampionatit falë një Zlatan Ibrahimvic të jashtëzakonshëm, autor i një dygolëshi dhe i asistit për golin e 0-2 të shënuar nga Calhanoglu.
Gjiganti suedez u shfaq me protagonizmin e tij që në minutën e 7-të, duke shënuar me kokë pas krosimit të Rebicit. Në fillim të pjesës së dytë 38-vjeçari uli me kokë një top për Calhanoglu, që e pati si lojë fëmijësh shënimin e golit të dytë. Vetëm pak minuta më vonë futbollisti turk i ktheu nderin Zlatanit, që realizoi të dytin personal.
Maroni i Sampdorias humbi një 11-metërsh në të 78-tën, ndërsa Askildsen shkurtoi diferencën tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në shtesë pati kohë për një tjetër gol të Milanit, që u shënua nga Leao.
Ciro Immobile shënoi një nga dy golat e Lazios në suksesin 2-0 ndaj Brescias. Sulmuesi bardhekaltër parakalon Robert Lewandowskin në garën për Këpucën e Artë në Europë (35 gola, por ende nuk e ka fituar zyrtarisht këtë çmim individual, pasi duhet të mbyllet Seria A e të mos parakalohet nga Ronaldo.
Rezultatet:
Lazio – Brescia 2-0
Sampdoria – Milan 1-4
Sassuolo – Genoa 5-0
Udinese – Lecce 1-2
Verona – Spal 3-0
Top Channel