12/01 09:09
Një e moshuar në Kolumbi, ka rënë pre e një grabitje. Ajo ishte duke ecur me telefon në dorë, kur papritur një djalë i ri me motor i afrohet dhe tenton t’ia rrëmbejë atë.
Mbi kokë i riu mbante një helmetë dhe pikërisht këtë aksesor shfrytëzojë e moshuara, e cila ia hoqi dhe e goditi disa herë.
Grabitësi nuk e kishte parashikuar këtë veprim të gruas dhe i trembur e i lënduar njëkohësisht, u largua duar bosh nga vendngjarja.
Ndërkohë raportohet se policia ka dijeni për rastin dhe tashmë ka nisur një hetim për të identifikuar autorin.
Top Channel