Foto ilustruese

Disa mjete janë përfshirë nga flakët në garazhin e një pallati në 15 Tetori” në Fier. Dyshohet se në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe disa mjete të tjera.

Menjëherë në vendngjarje shkuan punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Fier dhe të FNSH po vijojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve nga pallati. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Disa banorë të frikësuar thanë se tymi ka mbuluar të gjithë pallatin dhe nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA