Dikur “mbretëreshë” e Instagramit, Selena Gomez rikthehet në rrjetin social

30/07/2020 17:54

Selena Gomez është rikthyer në Instagram!

Pas një shkëputje të gjatë, këngëtarja 28 vjeçare, dikur “mbretëreshë” e rrjetit social, ka publikuar një video ku shpjegon arsyet e largimit nga platforma dixhitale.

“Me gjërat që ndodhën në fillim të këtij viti, nuk e ndjeja të postoja gjëra të gëzueshme apo festive. Ishte shumë e vështirë për mua, dhe po gjej kohën të mësoj, të mësoj vërtetë për çfarë po ndodh, dhe ta bëj këtë gjë prioritetin tim,” thotë ylli i “Rare”.

“Por dua t’ju them se do të përfshihem më shumë, do ju jap më shumë dashuri e do t’ju tregoj më shumë nga jeta ime personale e se çfarë kam bërë gjatë kësaj kohe. Faleminderit që jeni këtu për mua, faleminderit që më mbështesni gjithmonë,” shton Selena.

Ndërkohë, Gomez paralajmeroi se po punon për disa projekte që mezi pret t’i ndajë me fansat.

Artistja u shpall femra më e ndjekur në botë në Instagram në vitin 2016, por “u rrëzua” nga froni që në 2019-ën nga Ariana Grande, e cila tani ka mbi 190 milionë ndjekës, kurse Selena 184 milionë.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA