Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 52 raste të tjera me Covid, duke e çuar në 4.279 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend.

Sipas Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), ndër rastet e reja të zbuluara shtatë janë persona që u kontrolluan gjatë hyrjes në Greqi.

Përderisa numri i infeksioneve vazhdon të rritet, qeveria ka marrë vendim që duke filluar nga sot mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme në shumë vende publike, si në ushqimore dhe dyqane me pakicë, sallone flokësh, banka dhe zyra të shërbimit publik.

Deri më tani, maska ishte e detyrueshme të mbahet në tregje, transport publik, kafene dhe restorante.

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi u regjistrua vetëm një viktimë nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 203.

Nga gjithsej 4.279 raste të konfirmuara me COVID-19 në Greqi, 54,5 për qind janë burra, ndërsa 1.195 prej tyre lidhen me udhëtimet e huaja.

Autoritetet greke kanë shprehur shqetësim për një rritje të mundshme të infeksioneve gjatë sezonit të turizmit në vazhdim, pasi disa turistë gjatë javëve të fundit janë testuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA