Izraeli gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 2.001 raste të tjera me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuar me këtë virus është rritur në 64.649.
Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, që nga shpërthimi i pandemisë numri i viktimave nga ky virus në vend ka shkuar në 480.
Deri më tani, gjithsej 32.117 persona janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi.
Zemërimi është rritur në Izrael për performancën e qeverisë për të lehtësuar përhapjen e virusit.
Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërkohë SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura në botë.
Sipas shifrave nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 16.5 milionë raste me COVID-19, prej të cilëve rreth 9.5 milionë janë shëruar dhe mbi 654 mijë kanë vdekur.
Top Channel