Përmes një videoje në Instagram, Ledri Vula dhe Sara Hoxha zbuluan gjininë e fëmijës së tyre; çifti do të bëhet me vajzë.
Momenti emocionues, të cilin dyshja vendosi ta ndante me publikun e gjerë u shoqërua me mesazhe të shumta urimi nga ndjekësit dhe artistët e estradës.
Por në mesin e gjithë këtij pozitiviteti, dalloi një deklaratë nga Twitter-i i Dj Blunt dhe Real 1, të cilët iu drejtuan Sarës. Reperët, armiq publik të Vulës, ripostuan videon e Ledrit dhe e shoqëruan me shkrimin:
“Eh moj Sara Hoxha, pas 5 vitesh, kur ta kapësh duke të të tradhtuar, ke për ta kërkuar këtë moment, me e pas thikën në dorë e me ia ngul tejpërtej, por do të jetë vonë.”
Eh moj Sara Hoxha mas 5 vjete kur ta nxosh tut tradhtu ket laper, ki me lyp qet moment me pas thiken n’dor e mja ngul tejpertej veq ka me kon vone ? pic.twitter.com/Fy7uLtD20U
— Blunt&Real (@ShaolinGang666) July 26, 2020
Ju kujtojmë se në qershor të këtij viti, DJ Blunt shpërtheu sërish ndaj Ledri Vulës.
Blunt deklaroi se “është duke nxjerrë albumin e nëntë”, ndryshe nga Ledri që “pas 20 viteve karrierë, mezi e nxori një album”.
Po kështu në shkurt të 2018-s, Dj Blunt dhe Real 1 përmes Instagram-it të tyre sulmuan Ledrin, Gjikon dhe kompaninë Red Box Etertainment.
“Ia nisim me t’parët. Ku*vat kryesore të estradës që dua të përmend janë Red Box. Red Box janë si Red Light District në Amsterdam, lavire që rrinë. Ne e kishim këngën gati, do nxirrnim klipin dhe e lamë përgjysmë, kur Ledri erdhi tek ne dhe kërkoi të bënim remix. E kemi respektuar si koleg, si shok, të tëra, por ai është një ku*vë.”
Top Channel