Ngjarje horror/ I riu vret me sëpatë të fejuarën disa ditë para dasmës

25/07/2020 21:09

Një ngjarje horror mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur në Moskë ku një nuse në pritje është goditur për vdekje me sëpatë disa ditë para martesës, ndërsa hetuesit kanë nisur kërkimin për të fejuarin e saj që është zhdukur.

Trupi gjysmë i zhveshur i viktimës Marina Pankratova, 26 vjeçe, u gjet në krevatin e shtëpisë së saj në Moskë, me plagë të tmerrshme në kokë e në fytyrë. Kohët e fundit ajo kishte raportuar në polici se fejuari i saj Alexander Voronin kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Dhëndri 28-vjeçar, i cili është nipi i një koloneli të shërbimeve të sigurisë FSB, ka marrë arratinë dhe po kërkohet për vrasje nga autoritetet.

Pankratova kohët e fundit kishte blerë dhe fustanin e dasmës dhe po bënte përgatitje për ditën e madhe, që do të zhvillohej muajin që vjen. Një natë para zbulimit të trupit të Pankratova, kamerat e sigurisë kishin kapur Voronin që e godiste atë në fytyrë gjatë një argumenti.

Ndërsa një ditë pas vrasjes Voronin shihej që largohej nga apartamenti me një çantë shpine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA