Janë burgosur sot në Gjermani refugjatët që përdhunuan në grup një 18-vjeçare pasi i hodhën droga në pije, në sulmin e rëndë që shkaktoi protestat masive kundër të huajve në 2018.
Dhjetë meshkujve të përfshirë në krim iu dhanë dënimet nga gjykata Freiburg, për sulmin ndaj resë thuajse pa ndjenja jashtë një bari.
I dyshuari kryesor, i identifikuar vetëm si Majd H, u burgos për pesë vjet e gjysmë, kurse shtatë të tjerëve iu dhanë dënime nga tre deri në katër vjet burgim.
Dy të akuzuar morën dënime të pezulluara kurse një u shpall i pafajshëm.
Në gjykatë u tha sesi asokohe 18 vjeçares iu hodh në gotë “droga e përdhunimit” dhe më pas u nxorr jashtë barit ku u përdhunua në grup në një lulishte, në sulmin e tmerrshëm që zgjati më shumë se dy orë.
Pas ngjarjes u mësua se policia kishte dashur 13 ditë për të ndaluar të dyshuarin kryesor, megjithse ishte i kërkuar dhe i rrezikshëm.
Majd H kishte dënime të mëparshme për sulm dhe konsiderohej si shkelës i shumëfishtë.
Rasti ishte një nga disa krime seksuale të profilit të lartë të kryera nga refugjatët në Gjermani, dhe solli protesta kundër politikave liberale të pranimit.
Qyteti i Freiburg është tronditur edhe më parë nga përdhunimi e vrasja e një 2016 vjeçareje nga një azil-kërkues që ka deklaruar se vjen nga Afganistani.
Kryebashkiaku i Freiburg, Martin Horn tha për mediat se rasti i fundit ka tmerruar qytetin por vlerësoi mënyrën sesi rezidentët janë frenuar nga dënimi kolektiv i emigrantëve.
Top Channel