Demi Lovato drejt altarit, fejohet me aktorin me të cilin u dashurua në karantinë

23/07/2020 14:37

Demi Lovato i ka thënë “po” të dashurit të saj Max Ehrich, pasi ai i propozoi për martesë mbrëmjen e së mërkurës.

Këngëtarja 27 vjeçare e ka bërë vetë publik lajmin e fejesës me yllin e “The Young and the Restless “ teksa ka publikuar edhe disa foto tepër të ëmbla e romantike me të në Instagram buzë detit, duke treguar edhe unazën me diamant.

“E dija që të doja që kur të takova. Nuk jam ndjerë kurrë kaq e dashur pa kushte nga dikush në jetën time, përveç prindërve të mi. Jam e nderuar të pranoj dorën tënde në martesë. Të dua më shumë seç mund ta shpreh në një përshkrim por jam shumë e entuziasmuar të nis një familje e një jetë më ty,” shkruan ndër të tjera Demi në postim.

Thashethemet për një romancë të mundshme mes saj dhe Max nisën në 11 mars të këtij viti kur dyshja nisi të flirtonte me komente në Instagram.

Në po atë muaj “US Weekly” konfirmoi se çifti ishte njohur vetëm pak javë më parë, dhe se sapo kishin nisur një lidhje.

Romanca e aktorit dhe këngëtares u forcua në prill, kur ata u karantinuan bashkë gjatë pandemisë së koronavirusit në shtëpinë e Lovatos në Kaliforni. Gjatë izolimit, marrëdhënia e tyre u bë më serioze, dhe nisën planet për martesë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel