U bë nënë për herë të parë, nuk do e besoni si duket Klea Huta 6 javë pas lindjes (FOTO)

21/07/2020 18:43

Ka vetëm një muaj e gjysmë që është bërë nënë për herë të parë dhe fansat janë kuriozë të dinë se si duket Klea Huta pas lindjes.

Moderatorja simpatike ka qenë gjatë kësaj periudhe mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ka ndarë momentet e veçanta me të voglin, Krid.

Ndërsa ditë e sotme, Klea ka ndarë me fansat disa foto të vetes, ku duket se është në super formë. Nuk e dimë nëse këto foto janë realizuar pas lindjes, por nëse është kështu, atëherë moderatorja ka një bel të hollë.

Moderatorja ka shpërndarë edhe një foto në Instastory ku duket në super formë, teksa ka shkruar edhe “Coming soon”, duke na paralajmëruar kështu për një projekt të ri në të ardhmen.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA