
23/02 15:26
Aktorë të rinj nga e gjithë Shqipëria u bënë bashkë në Shkodër, në një performancë artistike, për luftën kundër dhunës seksuale.
Shfaqja “Lojëra në oborrin e pasmë” me autore izraelite dhe nën regjinë e Ema Andreas, sjell në rrafshin tonë social subjektin e abuzimit të të miturve.
Në qendër të veprës është përdhunimi i një adoleshenteje në oborrin e pasmë dhe gjyqi publik që i bëhet asaj. Për artistët e rinj ky kjo shfaqje është edhe një note proteste ndaj shoqërisë shqiptare që të dënojë raste të tilla abuzimi, të cilat kohët e fundit janë të shpeshta.
Top Channel