Greqia miraton buxhetin për vitin 2026 me 159 vota pro, kritika të ashpra nga opozita
Një maniak vrasës serial në Rusi ka pranuar së fundmi se ka masakruar të paktën 84 gra, duke përdorur cekiçë, sëpata e kaçavida.
Ish-polici rus Mikhail Popkov, i njohur ndryshe si “Ujku i Natës” është përballur dy herë me drejtësinë për vrasjen dhe përdhunimet e grave, që ishin me moshë nga 18 deri në 50 vjeç.
Viktimat e tij janë vrarë nga viti 1992 deri në 2010 por hetuesit e çështjes Popkov thonë se numri total i viktimave me shumë gjasa i kalon 100 dhe mund të jetë “afro 200”.
Ai është zhvendosur tashmë nga burgu i Lindjes së Largët ruse në qytetin e Irkutsk për hetimet e një çështje të re.
Në një video të re makabre, maniaku 56-vjeçar pranon vrasjen e një gruaje që kishte marrë në makinë në rrugën Karl Marx në qytetin e tij të lindjes Angarsk.
Ai tregohet në pamje duke vizituar skenën e krimit ku akuzohet se e ka përdhunuar dhe vrarë viktimën.
Popkov pranoi se e detyroi gruan të bënin seks dhe i tha detektivëve: “Më pas bëmë sherr dhe e vrava. E godita në kokë ….Ajo ra përtokë dhe nuk tregonte shenja jete.”
Komisioni Rus i Hetimit tha se vrasësi “ka shkruar deklaratën e pranimit të fajit”.
Hetuesi i çështjes kolonel Evgeny Karchevsky, jka thënë më herët: “Jam i sigurtë që Popkov ka kryer më shumë se 100-krime, ndoshta afro 200.
“Ishte e pamundur për të që të hiqte dorë.”
Ai është shpallur fajtor për vrasjen e 81 grave, ndërsa tre çështje kanë skaduar prej mbarimit të afatit të kufizimit kohor.
Popkov nuk e ka treguar numrin e krimeve të tij, por në 2015 u shpall fajtor për vrasjen e 22 grave.
Prej atëherë ai pranoi dhe 59 vrasje të tjera, përfshi edhe një polic. Ai kishte thika, sëpata, lopata, çekiçë e kaçavida në fushatën e tij të ligësisë.
Kësaj jave një gazetar vendas tha se maniaku kishte pranuar fajin me qëllim të shpëtonte nga burgu i kushteve të rënda në koloninë e quajtur Torbeyevsky Tsentral.
“Kisha punaur në Torbeyevsky Tsentral për 10 muaj pushime, prandaj desha pak pushim. E dija që do më sillnin në Irkutsk”, shkruan vrasësi në rrëfimin e tij.
Top Channel