Çfarë ndodhi? Konsumoi pije alkoolike pa ngrënë asgjë, ndërron jetë 27-vjeçarja

19/07/2020 16:32

Një 27-vjeçare në Britaninë e Madhe, ka ndërruar jetë pasi ka pirë alkool pa konsumuar asgjë. Alice Brruton Bradford, nga Brighton, pësoi “ketocidoz alkoolik”- një ndërlikim metabolik, i cili shkaktohet nga pirja e alkoolit pa ngrënë asgjë.

Raportohet se e ndjera ndërroi jetë në kopshtin e shtëpisë. I dashuri i viktimës, Aron Mulvay, 30 vjeç, është duke ndërmarrë një fushatë për grumbullim fondesh, për të ndërtuar një memorial për Burruton, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

“Kjo ishte një tragjedi. Unë nuk e prisja, askush nuk e priste. Ajo ishte tepër e shëndetshme, jeta u tregua e padrejtë me të. Nuk jam i sigurt nëse ajo ka pirë alkool, ajo nuk konsumonte asnjëherë pije alkoolike. Ne nuk mundëm që të shkonim në varrimin e saj, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Jemi angazhuar në një fushatë dhe do të ndërtojmë një memorial për të, nëse pas kësaj teprojnë ende para, do t’i dhurojmë për bamirësi”, tha Aron.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA