Ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi, ka hequr dorë nga kërkesa e tij për liri me kusht, ndërsa prej pak minutash po zhvillohej seanca gjyqësore.
Gjykata në fund vendosi se është deklarim i papranueshëm, kërkesa për lirim me kusht.
Vetë Zani në seancë është shprehur: Tërhiqem nga kërkesa. Duhet të më njihet dinamika e gjykimit. Kam bërë 31 vite burg jo 25.
Kujtojë se Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa kërkesa e tij për lirim nga burgu ka ardhur me kusht që të punësohet.
Myrteza Çaushi (ose Zani Çaushi) ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Gjatë vitit 1997 gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë. Çaushi arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.
Ai ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit. Ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.
Vijon…
Top Channel