Gjykata e Kurbinit ka liruar Frederik dhe Henri Frrokaj. Të dy ata u arrestuan pasi që prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19. Tashmë masa e tyre është detyrim paraqitje çdo të hënë në polici.

Frederik Frroku 57 vjeç nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Kuruesi i rremë dhe nipi ia shitën flakonin me përbërës agjentes së infiltruar së policisë dhe këto përbërës janë dërguar për analiza të mëtejshme.

Prokuroria tha për Top Channel më herët  se preparati MMS është substancë e ndaluar në vendet e BE-së dhe e rrrezikshme për jetën e qytetarëve.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/14/hiqeshin-si-kurues-dhe-pretendonin-se-kishin-kuren-per-covid-detajet-te-arrestuarit-vellai-dhe-nipi-i-ish-deputetit-te-pd/

https://top-channel.tv/2020/07/16/mashtrimi-me-ilacin-qe-sheron-covid-in-pergatitej-me-perberes-te-ndaluar-ne-vendet-e-be-se-dhe-i-rrezikshem-per-shendetit/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA