Hashim Thaçi zbret në Rinas/ U intervistua për 4 ditë në Hagë nga prokurorët specialë

17/07/2020 19:34

Pas 4 ditë marrje në pyetje në Hagë mbërriti pasdite e kësaj të premteje, në aeroportin e Rinasit presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti Kosovës ka qëndruar vetëm pak minuta për procedurën e vulosjes së pasaportave dhe është nisur për në Kosovë.

Në Hagë zoti Thaçi u pyet nën dyshimin për krime lufte.
Prokurori special ngriti akuzat që me 24 Prill por ato u bënë publike ditën kur presidenti u nis për bisedimet Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Në ditën e parë, pas 6 orë qëndrim brenda godinës së gjykatës së specializuar në Hagë presidenti Thaci deklaroi se kjo kohë ishte shpenzuar për diskutime juridike.

Dy amerikanë u vunë përballë njëri tjetrit.
Avokati presidenti Thaçi Pierre-Richard Prosper përballë prokurorit special Jack Smith.

Dita e katërt në Hagë shënoi përfundimin e procesit të marrjes në pyetje të ish drejtuesit polit të UÇK sot president, me e gjata për një nga politikanët kosovarë që ka mbërritur në Hagë.

“Dëshmia ime ka zgjatur shumë, por konsideroj se kemi pasur seanca produktive. I mbetet prokurorit dhe gjykatësit që ta vlerësojnë me paanshmëri. Nëse vlerësojnë në mënyrë të ndershme lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar”.

Një ditë përpara nisjes për në Hagë presidenti i deklaroi Top Channel se ai shkonte atje për të paguar çmimin e lirisë së Kosovës.

Gjykata speciale për Kosovën, ka afat deri në tetor ti pranoj ose rrëzojë akuzat e prokurorit special Jack Smith për presidentin Thaçi, Kadri Veselin dhe 8 ish drejtuesit të tjerë të UÇK-s. /Muhamed Veliu/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA