Spanjë/ Magaluf mbyll baret e klubet e natës prej shthurjes së britanikëve: Nuk duam turizëm eksesi

16/07/2020 21:47

Britanikët në rezortet spanjolle të Magaluf shijuan sot pijet e fundit pas vendimit për mbylljen e bareve dhe klubeve kryesore të natës prej rritjes së rasteve të koronavirusit, por në fakt barorët vendas ankoheshin prej kohësh ndaj shthurjes dhe vulgaritetit të turistëve të rinj britanikë, që prej dekadash pushtojnë zonën e Mallorca në verë.

Klubet më të njohura të natës si Punta Ballena u mbyllën kësaj jave pas vendimit të papritur të qeverisë lokale.

Ministri i turizmit tha: “Mendoj se ky është një mesazh i mjaftueshëm për ata që duan të praktikojnë turizmin e eksesit, të cilin ne nuk e duam këtu. Njerëzit për të cilët e kam fjalën të mos vijnë këtu, sepse këto vende nuk do të hapen. Nëse duan të shkojnë diku tjetër, ka biznese që promovojnë këtë tip klientele. Ne nuk do të hezitojmë kur vjen puna për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë”.

Një zëdhënës i autoriteteve në Calvia tha se prej vitesh qyteza ishte përpjekur të përmirësojnë imazhin e Magaluf dhe se urdhri kishte ardhur nga qeveria qendrore.

Duke iu referuar imazheve të festimit të ekzagjeruar të britanikëve në orët e natës, zëdhënësi shtoi: “Ka disa imazhe që janë shpërndarë ditët e fundit, në lidhje me turizmin e dehjes, që rrezikon shëndetin e publikut, prandaj dhe këto vendime do të jenë politikë afatgjatë pasi nuk duam turistët që vijnë këtu për ekses, por vetëm ata që vijnë për t’u kënaqur në mënyrë të përgjegjshme dhe brenda normave që garantojnë sigurinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA