Pak orë më parë në faqen online të Parlamentit Europian u publikua një deklaratë të përbashkët, nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesi për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) ku kërkonin nga Parlamenti i Shqipërisë  të miratojë me shpejtësi Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duke theksuar se çdo modifikim i marrëveshjes, pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian.

Një orë më pas nga publikimi kjo deklaratë u fshi. Top channel kontaktoi zyrën e shtypit të Parlamentit Europian me pyetjen përse u hoq kjo deklaratë.

Një zëdhënëse tha se deklarata po modifikohet dhe do të publikohet me ndryshime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA