Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping Mbi 460 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Nigeri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në më shumë se 33 mijë.
Sipas shifrave të fundit nga Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), deri më tani janë konfirmuar 33.616 raste, përfshirë 13.792 pacientë të shëruar në 36 shtetet e vendit.
Ky vend i Afrikës Perëndimore ka regjistruar gjithashtu 754 vdekje nga COVID-19.
Mbrëmë vonë, qeveria e shtetit jugperëndimor Ogun bëri të ditur se ka krijuar një komitet që do të shqyrtojë mundësitë e rihapjes së shkollave në përputhje me udhëzimet mbi koronavirusin.
Në fillim të kësaj jave, Nigeria lëshoi udhëzime të reja për rihapjen e shkollave.
Vendi rifilloi fluturimet e brendshme në dy qytete të mëdha javën e kaluar pas disa muajve të pezullimit.
Top Channel