“Kohë ndryshimesh” ky është titulli që i ka vendosur librit të tij Eduard Dervishi, ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në viteve ’90.
Një libër historik i rrëfyer nga vetë autori si protagonist i ngjarjeve të mëdha që ndryshuan rrjedhën e jetës në vendin tonë në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edhe atë sportivin. Profesor Përparim Kabo vlerësuesi i këtij materiali dhe autori i parathënies së librit, tregon më tepër rreth përmbajtjes dhe mesazhit që ka dhënë autori.
Prej vitit të errët 1997, Eduard Dervishi jeton në Spanjë, ku punon pranë Federatës Spanjolle të Futbollit dhe nga atje ai ka vendosur të hedhë në letër kujtimet e tij duke dhënë shembullin e tij e njëkohësisht duke i vënë në dispozicion brezave të rinj, sportdashës dhe jo, një këndvështrim tjetër për atë c’ka kaloi futbolli dhe institucioni i futbollit në vitet e ndryshimeve të mëdha.
Top Channel