Me titullin e Liverpulit të zyrtarizuar, klasifikimi i Premier Ligës humbi një vlerë të rëndësishme por Mancester Siti vazhdon të respektojë kampionatin madje e bëri këtë me një spektakël kundër Njukasëll. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola fitoi 5-0 në Etihad Stedium, duke konsoliduar kështu dhe vendin e dytë.

Ekuilibrat u prishën pas vetëm 10 minutash me Hezuz ndërsa manovra ofensive solli dhe dyfishimin me Mahrez. Njukasëll nuk bëri rezistencë madje shkoi drejt një harakiri me autogolin e Fernandez, ndërsa nuk ishte e thënë të mbyllej me kaq. Silva firmosi golin e katërt të Citizens kurse sulmuesi Sterling në kohën shtesë, kompletoi manitën emocionuese.

Mancester Siti tani shkon në 9 pikë më shumë se Celsi i vendit të tretë ndërsa Njukasëll në mesin e artë, nuk rrezikon asgjë për rënien.

Top Channel