Arrëza është një fshat malor nga më të lashtit në Devollin e sipërm. Vetëm 4 km larg Dardhës!

Ky është një fshat me shumë lagje, ku sapo shkel ti kupton se nuk e njeh hiç SHQIPËRINË. Edhe aq sa njeh apo mundohesh të zbulosh, në heshtje mëson se nuk ke parë asgjë. Përse nuk i njohim këto fshatra? Kjo është pyetja e ditës! FSHATRAT E SHQIPËRISË, në këtë episod zbulojnë dhe vendin e shenjtë aty me emrin “Dobërgorë” i cili shquhet si vendi që bën mrekullira. Në mesin e një pylli gjigant. Ku gjendet ai?

Agolli dhe një herë vërteton se në gjithëherët e udhëve në bazë të kushteve gjeografike dhe historike, na vërteton se sa herë takohet me banorët e fshatit, ndjehet si në shtëpi. Janë ata që na bëjnë të kërkojmë përmes karakterit të tyre, të thellat e identitetin kombëtar. Si për çudi nuk prisnim që në Arrëz të njiheshim me forcën e gruas. Me fermer% qumështi, me gra që i përkushtoheshin blegtorisë e bletarisë dhe pensioniste që me mundësitë e tyre i dedikohen me kaq pasion këtij sektori kaq të lodhshëm. Nga njerëz që duan kaq shumë punën, po fillojmë të edukohemi. Edhe kjo është një tjetër dhuratë nga Perëndia, të cilën nuk e paskemi ditur se do e gjenim në fshat. Por çfarë ofron Arrëza? E gjeni të plotë në YouTube “ARRËZA E DEVOLLIT – FSHATRAT E SHQIPËRISË” , linku më poshtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA