Man. United fiton dhe parakalon Chelsean, rigjen suksesin edhe Leicester

04/07/2020 18:08

Manchester United triumfoi me rezultatin e thellë 5-2 përballë Bournemouthit, duke marrë kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat, rezultate këto që e ngjitin të paktën përkohësisht në vendin e katërt të renditjes.

“Djajtë e kuq” u befasuan që në minutën e 15’, kur Stanislas shënoi golin e avantazhit për miqtë, por reaguan shumë mirë dhe shënuan tre herë brenda pjesës së parë, me Greenwood, Rashford e Martial, duke marrë avantazhin e sfidës.

Në fillim të pjesës së dytë ishte sërish Bournemouth që provoi të rihapë takimin, duke shënuar golin e dytë me anë të king, që u tregua i saktë nga pika e penalltisë, por ishte e pamundur, sepse të besuarit e Solskjaer shënuan edhe dy herë të tjera me Greenwood e Fernandes, duke vulosur suksesin.

Gjeti fitoren e parë edhe Leicester, që numëronte dy barazime dhe një humbje që prej rinisjes së kampionatit, por që sot triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 përballë skuadrës londineze Crystal Palace. Iheanacho dhe dy herë Vardy shënuan në pjesën e dytë për “dhelprat”, duke u dhënë një 3-pikësh me shumë vlerë sa i përket garës për një vend në zonën Champions.

Aktualisht Leicester mban vendin e tretë me 58 pikë, i ndjekur nga Manchester United me 55 pikë dhe Chelsea me 54 pikë, por londinezët e Franck Lampard kanë në dispozicion një ndeshje më shumë, të cilën do ta luajnë sonte në mbrëmje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA