Apeli i Bashës për Covid-19: Qeveria është dorëzuar, situata është e rëndë. Mbroni veten nga virusi!

04/07/2020 15:10

Me rritjen e shtimit te rasteve me Covid 19, Lulzim Basha iu rikthye apelit për marrjen e masave mbrojtëse.

Qytetarët i fton të mbrohen vet dhe te mos presin asgjë nga shteti, por thirrjen e tij për kujdes kryedemokrati harroi ta tregojë edhe me vepra kur u shfaq brenda një bulmetoreje në Pogradec.

“Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjienës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh. Mos prisni gjë nga qeveria! Merrni masa, mbrohuni”.

Pas apelit për Covid 19, Basha u ndal tek problematikat me te cilat përballet jo vetëm biznesi i vogël por edhe operatorët turistik ne Pogradec.

“Prioriteti im i parë dhe kryesor do të jetë ringritja ekonomike. Gjithçka ka shkuar keq është pasojë e politikave të gabuara, e dështimeve dhe klientelizmit, e një Shqipërie që punon për 5 veta. Shqipëria duhet të jetë e të gjithëve. Taksë e sheshtë 9% , 0.5% taksim per xhiros për biznesin e vogël. Asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht. Karantinë për inspektoratet në vitin e parë të qeverisjes sime”.

Pandemia e tejzagjatur ka dëmtuar biznesin, ndaj për këtë arsye turi i takimeve, por i shërben kryedemokratit jo vetëm për të mbledhur shqetësimet e tyre, por edhe per të shpalosur programin e partise që ai drejton. /Elda Menga/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA