Chelsea-t s’i mjafton Willian, West Hami fiton me përmbysje, feston Man. United

02/07/2020 01:03

Chelsea prish serinë e fitoreve radhazi (6 në të gjitha kompeticionet) me një hubmje që djeg shumë, në derbin e Londrës, përballë West Hamit. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard, edhe pse shënoi e para, u mposht 3-2 me përmbysje nga formacioni i drejtuar nga David Moyes, duke i dhënë mundësi Manchester United që pas javës së 32-të të jetë vetëm dy pikë larg bluve me garën për vendin e katërt, që bëhet edhe më e ashpër, pasi në lojë është edhe Wolves me pikë të barabarta me “Djajtë e Kuq”.

Në “Olimpic Stadium” të Londrës ekuilibri në rezultat u prish në fundit e pjesës së parë, kur braziliani Willian shënoi me 11-metërs, 0-1. Epërsia e Chelsea-t zgjati pak minuta, pasi në momentin që skuadrat po bëheshin gati për pushimin mej pjesëve Soucek barazoi 1-1.

Sapo nisi pjesë e dytë (51’) Antonio i dha avatazhin West Hamit, por në të 72-ën Willian shënoi përsëri për Chelsea-n, duke barazuar shifrat. Në fundit e sfidës, kur blutë po e rritnin edhe më shumë presionin, për të marrë fitoren, vjen goditja e rëndë për ta, pas një kundërsulmi të shpejtë, që u përmbyll me gol nga Yarmolenko, 3-2.

Një fitore e madhe kjo për West Hamin, që parakalon Watfordin dhe krijon një diferencë prej tri pikësh me Aston Villan dhe Bournemouthin, që janë në zonën e rënies.

Top Channel