Lazio fiton me përmbysje në stadiumin Olimpico të Torinos dhe shton presionin ndaj Juventusit në garën për titull në Serie A. Bardhekaltrit triumfuan me shifrat 1-2 në një ndeshje fotokopje si ajo ndaj Fiorentinës në fundjavë të cilën nuk e nisën mirë por e mbyllën duke marrë tre pikët.

Një gol i shpejtë i Belottit me penallti i dha avantazhin Torinos pas vetëm 9 minutash, por për të ngushtuar përkohësisht në -1 pikë diferncën ndaj Juves kryesuese menduan Ciro Immobile që shënoi golin numër 29-të në këtë sezon duke barazuar shifrat në fillimin e pjesës së dytë dhe Parolo që realizoi golin e parë sezonal në të 72-ën duke përmbysur shifrat falë edhe një devijimi.

Me këtë fitore Lazio e thelloi përkohësisht në 7 pikë avantazhin nga Interi i vendit të tretë dhe u ngjit në kuotën e 68 pikëve.

Top Channel