Teksa rastet e reja të koronavirusit në SHBA vazhdojnë të rriten, akoma më shumë shtete kanë vendosur të ndalin zbutjen e masave të izolimit.
Arizona është shteti më i fundit që ka ndryshuar kurs në rihapjen e ekonomisë ndërsa rastet e koronavirusit atje po rriten ndjeshëm. Me festimet e 4 korrikut që po afrohen, Teksasi dhe pjesë të Kalifornisë po ashtu i kanë kërkuar bareve të mbyllen sërish. Plazhet në kontenë e Los Angeles-it po ashtu do të jenë të mbyllura në fundjavën e ditës së pavarësisë së Amerikës në një përpjekje për të penguar mbledhjen e turmave.
Të gjitha plazhet publike, molet, parkingjet e makinave, korsitë e biçikletave dhe pikat e hyrjes në plazhe do të jenë të mbyllura në shtetin më të madh të Amerikës nga mesnata e 3 korrikut deri më 6 korrik. Kjo vjen pasi më shumë se 2900 raste janë raportuar atje të hënën, rritja ditore më e madhe që kur pandemia filloi. Të dhënat tregojnë rritje të personave që rezultojnë pozitivë për virusin dhe rritje të shtrimeve në spitale po ashtu, tha departamenti lokal i shëndetësisë. A
i vlerëson po ashtu se mundet që sistemi i kujdesit shëndetësor në shtet të shkojë drejt mbingarkimit. Në të gjithë shtetin e Kalifornisë po raportohet një rritje e rasteve të koronavirusit dy javët e fundit. Shifrat e reja të infektimeve arritën një rekord të ri më 24 qershor, 7149 në vetëm një ditë duke e çuar totalin në 216 mijë dhe duke e bërë atë shtetin më të goditur nga koronavirusi në SHBA, pas Nju Jorkut. Në shkallë globale janë 10.3 milionë raste të koronavirusit dhe më shumë se 504 mijë viktima të koronavirusit.
Top Channel