Manchester United në superformë, Bruno Fernandes shënon dy herë në fitoren ndaj Brighton

30/06/2020 23:41

Vijon momenti pozitiv për Manchester United që regjistroi fitoren e 3-të rresht mes kampionatit dhe FA Cup duke e ngushtuar përkohësisht në -2 pikë diferencën me Chelsea-n e vendit të 4-t.

Djajtë e Kuq triumfuan me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Brighton duke u ngjitur në kuotën e 52 pikëve dhe duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Greenwood me një gol dhe një asist dhe Bruno Fernandes me një dygolësh ishin heronjtë e Manchester United në këtë transfertë delikate.

Top Channel