GRAMSH – Një 56-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur në flagrancë duke tentuar t’i rrëmbente çantën një gruaje.
I arrestuari është V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi, ishte pasagjer në autobuzin e linjës Lenie-Gramsh dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.
Njoftimi i policisë:
Tentoi t’i vidhte çantën një shtetaseje, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, arrestohet në flagrancë nga Policia 56-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, i cili ishte pasagjer në autobuzin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë arrestim në flagrancë të autorit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel