Barcelona vendos klauzolë shitjeje $448 mln për blerjen e re Miralem Pjanić

30/06/2020 21:30

Klubi katalanas Barcelona ka vendosur një klauzolë stratosferike largimi prej $450 milionë për blerjen më të re të klubit, Miralem Pjanić.

Mesfushori boshnjak që do të vijë në Spanjë nga Juventus në fund të sezonit aktual, kushtoi 60 milionë euro.

30-vjeçari nënshkroi një kontratë katër-vjeçare pas paraqitjeve të suksesshme në kampionatin italian Serie A.

Pianic ka ndihmuar Juventus të fitojë tre tituj në katër vjet plus, atë që pritet të fitojë edhe sivjet.

Lëvizja e tij vjen në një sezon të trazuar për Barcelonën teksa ndjekin Reali Madrid me dy pikë, me gjashtë ndeshje të mbetura.

Ardhja e boshnjakut do të shoqërohet me lëvizjen në drejtim të kundër të sulmuesit brazilian të Barcelonës, Arthur, për të cilin Juventus do të paguajë fillimisht $80 milionë.

Si Pjanić, edhe 23-vjeçari do të kompletojë lëvizjen në fund të sezonit aktual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA