Studimi i Floresha Dados/ Akademikja sjell “Postmodernizmi, poetikë e antirregullit”

27/06/2020 16:29

“Postmodernizmi poetikë e “antirregullit” është botimi i fundit i profesoreshës dhe akademikes Floresha Dado, një personalitet i njohur ne fushën e studimeve mbi letërsinë. Kësaj here ajo vjen me nje studim voluminoz mbi 460 faqe.

E filloni me nje cilësim “një provokim” ndaj mendimit kritik postmodernist dhe zhvillimit të letërsisë sonë në 3-4 dekadat e fundit.

“Synimi im ka qenë që nepërmjet trajtimit të disa veprave, nuk i kam marë te gjitha në mënyrë shterruese, sepse më ka interesuar fenomeni postmodernist, të përcaktoj se sa ishte dhe është postmodernistr kjo letërsi? A është një letërsi imitim. Apo është produkt i një vetëdijeje dhe intuite të re krijuese për te kuptuar se sa kjo shpreh raportin e shkrimmtarit me shoqërinë e kohës. Postmodernizmi ka nje problem shumë të madh, marrëdhënien e autorit me lexuesin dhe kohën”.

Nga gjithë ky libër ky kapitujt e fundit më kanë tërhequr më shumë vëmnedjen, që ju i quani:

-Disa Pikëpyetje
-13 dilema
Çfarë keni dashur të konkludoni?

“Në të vërtetë përtej analizave të bollshke që kam bërë për kritikën postmoderniste synimi im ka qenë të vij në këto konkluzione. Çështe të tilla si transformimi rrënjësor i poetikës. Fakti që shumë teoricienë e konsiderojnë që postmodernizmi nuk ka teori të konsoliduar kjo ngre shumë pikpyetje edhe për kritikët”.

A është kritika ne krizë? A është kjo një letërsi që krijoj një raport të cuditshëm me lexuesin?

“13 dilema” janë ato që mund të debatohen midis studiuesve. Kjo është një letërsi e cila është vazhdimisht në ndryshim dhe mendimi teorik esjtë i ndryshueshëm. Ky është thelbi i letërsisë. Ajo vetë ta imponon këtë gjë”. /Jetona Kocibelli/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA