OBSH bën paralajmërimin e fortë: Vala e dytë e Covid-19 do vrasë miliona vetë

27/06/2020 06:54

Miliona njerëz do të vdesin nëse pandemia e koronavirusit do të kthehet me një valë të dytë infektimesh, paralajmëroi të premten një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke shtuar se pandemia vdekjeprurëse deri më tani, është zhvilluar ashtu siç kishte paralajmëruar OBSH.

“Krahasimi është me gripin spanjoll që është zhvilluar ekzaktësisht si Covidi, u dobësua në verë dhe u rikthye ashpërsisht në shtator dhe tetor, duke shkaktuar 50 milionë viktima gjatë valës së dytë” – thotë Ranieri Guerra, ndihmës drejtor i përgjithshëm i iniciativave strategjike. Në një intervistë dhënë televizionit Rai, ai shtoi se pandemia po sillet ashtu siç ekspertët e OBSH kishin hamendësuar.

Gjenoma e virusit nuk ka ndryshuar thotë ai. Është e vërtetë që terapitë intensive janë zbrazur, por kjo pritej dhe ishte parashikuar të ndodhte. Ajo që ne nuk duam është që ato të rimbushen sërish në vjeshtë. Të gjitha masat që po marrim kanë si objektiv kufizimin e virusit kur e gjithë kjo të rifillojë.

Komentet e Guerrës vijnë ndërsa disa shtete në Evropë dhe në pjesë të tjera të globit kanë filluar të zbusin masat kombëtare të kufizimit, të ndërmarra fillimisht për të kufizuar përhapjen e virusit. Sipas Guerrës, një nga armët që mund të përdoret për të përballuar më mirë një valë të dytë, është vaksinimi kundër gripit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA