Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Porkuroria Speciale kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook Haradinaj ka shkruar se “populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviçit”.

Statusi:

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë.

RH

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA